“Besoj te forcat e errëta”, Xheorxhina Rodrigez trondit me rrëfimin e saj: Kam parë djallin, por më mbron Zoti

Mediale Vip

“Besoj te forcat e errëta”, Xheorxhina Rodrigez trondit me rrëfimin e saj: Kam parë djallin, por më mbron Zoti

Më: 1 tetor 2024 Në ora: 20:37
Xheorxhina Rodriguez

Xheorxhina Rodriguez, e fejuara e Kristiano Ronaldos, ka bërë jo pak bujë me deklaratën e saj të fundit, ku në dokumentarin e Netflix ka pranuar se beson te forcat jo njerëzore, madje bukuroshja ka pranuar se ka parë djallin në shtëpinë e tyre në Arabinë Saudite.

Në një nga episodet që po shfaqet në Netflix, në dokumentarin që i kushtohet jetës së saj, Xheorxhina ka zbuluar në detaje se çfarë i ndodhi:

“Një ditë po ushqehesha vetëm në shtëpi, papritur ngrita kokën dhe pashë një fytyrë, me sy, shpatulla dhe brirë. Thashë me vete: Au, duket si djalli. Unë besoj se forcat e errëta ekzistojnë, por e di gjithashtu që jam e mbrojtur nga Zoti”, u shpreh partnerja e CR7.

Në deklaratën e saj, Xheorxhina shtoi se edhe fëmijët e kanë ndjerë prezencën e kësaj force të errët, duke e cilësuar si “monstra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat