U shpall më i miri i Dortmundit, Karim Adeyemi festoi me Loredanën pas ndeshjes ndaj Celtic

Mediale Vip

U shpall më i miri i Dortmundit, Karim Adeyemi festoi me Loredanën pas ndeshjes ndaj Celtic

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 11:04
Ylli i futbollit, Karim Adeyemi

Ylli i futbollit, Karim Adeyemi, pati një performancë të shkëlqyer mbrëmë (e martë) me Dortmundin.

Sulmuesi gjerman shënoi tri gola në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.

Dortmund në ndërkohë u përball me Celtic në stadiumin ‘Signal Iduna Park’.

Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 7:1, gjersa një ‘hattrick’ i Adeyemit bëri që të shpallej ‘lojtari i ndeshjes’.

Në stadium për ta përkrahur edhe kësaj here ishte partnerja e tij, reperja Loredaan Zefi.

Ajo pas përfundimit të ndeshjes u shfaq krah tij, duke treguar se është e lumtur për këtë arritje të të dashurit.

E Karim nga ana tjetër pasi mori çmimin ndau një fotografi në InstaStory dhe shkroi: “Flm o bir”.

I njëjti duket se i ka mësuar disa fjalë shqip nga tashmë partnerja, me të cilën po shijon një lidhje prej disa muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat