Aktorja Sandra Bullock zbuloi se për cilin film ka ende turp dhe i vjen keq që luajti në të.
Është filmi “Speed 2”, vazhdimi i filmit të njohur “Speed”, në të cilin ajo luajti me Keanu Reeves.
Filmi “Speed 2” dështoi duke fituar vetëm 150 milionë euro në mbarë botën, ndërsa buxheti i tij ishte 145 milionë euro.
Në Rotten Tomatoes, filmi ka një pikë kritike tepër të ulët prej vetëm katër për qind, duke e bërë atë një nga filmat me vlerësimin më të ulët në platformë.
Për shkak të kësaj, Bullock duket se dëshiron që emri i saj të mos lidhet me filmin, duke thënë se është penduar që luajti në të dhe se nuk ka kuptim.
Në një intervistë me TooFab, Bullock tha: “Unë kam një film që askush nuk e pranoi dhe më vjen turp që isha në të. Quhet Speed 2”.
Madje, aktorja shprehu keqardhjen e saj për aktrimin në atë film: “Është nga ata që do të doja të mos e kisha realizuar dhe nuk njoh asnjë fans për të”.
Ju kujtojmë se “Speed” i vitit 1994 me Keanu Reeves në rolin kryesor është i preferuari nga shumë shikues.