Muaji tetor në të gjithë botën shënon Muajin e Ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit.
Kjo për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin për këtë sëmundje.
Në lidhje me këtë një postim e ka bërë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma.
Ajo përmes një shkrimi të ndarë në InstaStory ka përcjellë një mesazh për të gjithë gratë.
“Një përqafim virtual për të gjitha shoqet, nënat dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit”, nis shkrimi.
Tutje, artistja shtoi: “Forca dhe guximi juaj është dritë për të gjithë”.
Në Kosovë në ndërkohë për tetë muaj janë shënuar rreth 300 raste të reja me kancerin e gjirit.