Christina Aguilera ngjalli shqetësim për humbjen drastike në peshë.
Një video e bërë nga fansat e ikonës së popit, gjatë një eventi të premten u bë virale dhe përdoruesit e mediave sociale shprehën shqetësimet e tyre për transformimin e saj dramatik.
Ndonëse disa i dolën në mbrojtje dhe thanë se ajo ka qenë gjithmonë e imët, të tjerë thanë se dukej “tejet nën peshë, se që ka qenë ndonjëherë”.
Kjo vjen në mes të spekulimeve se ajo ka përdorur Ozempic tha thashethemeve se ajo ka bërë një ‘ngritje’ të fytyrës, pas muajsh kur Aguilera tregoi kornizën e saj gjithnjë e më të hollë në mediat sociale.
Këngëtarja dhe kantautorja po merrte pjesë në Barry’s Bootcamp, një studio stërvitore në West Hollywood, për një bashkëpunim dhe për të festuar 25 vjetorin e albumit të saj debutues.