Këngëtarja shqiptare, Loredana, prej një kohe të gjatë është në lidhje dashurie me futbollistin e Dortmundit, Karim Adejemi.
Që nga dita që bënë publike romancën e tyre, çifti nuk është ndalur së postuari së bashku momente nga dita e tyre, ku nuk mungojnë dhe çastet nga ndeshjet e tij të futbollistit.
Mirëpo së fundmi reperja ka bërë një postim në “InstaStory” krahas mamasë së partnerit. Mesa duket lidhja e dyshes ka shkuar deri në stadin ku Loredana del me familjarët e Adejemit dhe e quan nënën e tij “vjehërr”.
Të dyja shfaqen teksa ndjekin futbollistin kur luan në ndeshjen kundër Sëlltik, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
"Vjehërr e lumtur, nuse e lumtur", ka shkruar Loredana pasi Adejemi shënoi tripletë.