U ndanë për shkak të tradhtisë? Lumbardh Salihu reagon për herë të parë për fundin e lidhjes me Kader Kiçajn

Mediale Vip

U ndanë për shkak të tradhtisë? Lumbardh Salihu reagon për herë të parë për fundin e lidhjes me Kader Kiçajn

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 17:34
Lumi, Kaderi

Para pak muajve, Lumbardh Salihu dhe Kader Kiçaj i dhanë fund lidhjes së tyre dhe shkak u përfol se ishte tradhtia. Së fundmi, Lumbardhi është pyetur në një intervistë rreth ndarjes me Kader Kiçajn, por refuzoi të përgjigjej.

Ai u shpreh se nuk është bërë pishman për nisjen e romancës në BBV me ish-partneren e tij, ndërsa shtoi “të dukem i lënduar”.

Po thua që s’ke nevojë për shoqëruese në dasmë?

Nuk mund të improvizoj, thjesht duhet të gjej një shoqëruese për të ardhur në dasmë! Çfarë doni të dini, harrojeni atë pyetje

Kaloje këtë pyetje, të lutem mos më bëj kështu pyetjesh

A je pishman për lidhjen që ke pasur?

Jo, s’jam aspak pishman për gjithçka më ka ndodhur në jetë.

Kader Kicaj në një intervistë për “Prive” ka zbuluar për publikun më tepër detaje rreth kësaj ngjarje. Ajo është shprehur se lidhja me Lumbardhin ka qenë shumë e mirë gjatë reality show-t por kur ka dalë nga aty ajo është përballur me një tjetër njeri.

“Lidhja jonë sa kohë ishim brenda në Big ka qenë super, por kur kemi dalë jashtë nuk ishte ashtu. Lumbardhi brenda ishte krejt ndryshe dhe jashtë jam ballafaquar me një njeri krejt tjetër. S’dua të flas asgjë të keqe për të se i keqi do të mbesë gjithnjë me të keqe. I uroj fat, suksese në jetën e vet.

Ndër të tjera Kaderi thekson se nuk ka më shance për ribashkim mes ish çiftit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat