Kim Kardashian është shfaqur me një fustan të kaltër të tejdukshëm teksa ka pozuar për kopertinën e revistës “Financial Times”.
Në edicionin i cili do të dalë këtë fundjavë, biznesmenja 43-vjeçare diskutoi sesi e ka kthyer SKIMS në një sukses gjigant prej 4 miliardë dollarësh.
Si fytyra e markës, Kimi e ka bërë linjën e veshjeve një perandori në gjithë botën.
Kim dukej sensacionale teksa ekspozonte figurën trupore me veshje të SKIMS.