Xhuli zbulon romancën e saj, publikon edhe foto

Mediale Vip

Xhuli zbulon romancën e saj, publikon edhe foto

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Ish finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, e njohur si Xhuli, përmes një postimi të fundit, na bëri me dije se është duke e shijuar një romancë.

Xhuli postoi një fotografi e ulur në natyrë, teksa shihet me duar të shtrënguara me një burrë me tatuazhe. 

“Gjithmonë duke të ta kapur dorën”, shkroi Xhuli karshi imazhit, teksa shihej e buzëqeshur, e besa edhe goxha e lumtur.

Image
Foto nga Xhuli

Çiftit ia urojmë më të mirat, e nga Xhuli presim zbulimin e plotë të portretit të të dashurit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat