Dolly Parton dhuron 1 milion dollarë për të prekurit nga përmbytjet në ShBA

Mediale Vip

Dolly Parton dhuron 1 milion dollarë për të prekurit nga përmbytjet në ShBA

Më: 5 tetor 2024 Në ora: 16:52
Dolly Parton

Ikona e muzikës, Dolly Parton ka njoftuar se do të bëjë një donacion personal prej 1 milion dollarësh në përpjekjet e rimëkëmbjes nga fatkeqësitë që solli uragani Helene.

78-vjeçarja tha se paratë do të vinin “nga llogaria ime bankare”.

Sipërmarrjet tregtare lokale të Parton – duke përfshirë parkun argëtues Dollywood – do të dhurojnë gjithashtu të njëjtën shumë për Fondacionin Mountain Ways.

Ky i fundit po ndihmon të prekurit nga përmbytjet në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat