MC Beka ‘kritikon’ popullin pasi e përkrahën Edona James në Big Brother VIP

Mediale Vip

MC Beka ‘kritikon’ popullin pasi e përkrahën Edona James në Big Brother VIP

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 21:49
MC Beka

“Befasohem me popullin që përkrahin të keqen”, ka qenë një deklaratë e reperit MC Beka, që e kishte bërë disa muaj më parë.

Dhe pikërisht këtë fjali ia dedikoi ish-banores së Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, e cila asokohe ishte brenda.

E këtë e ka komentuar në “Elite Ëay” me Elita Rudin, ku thotë se populli servohet me të tilla gjëra, si nga mediat apo edhe në përditshmëri.

“Mua më dhimben që nuk e dinë çka është e mira. Aty është gabimi. Çka lind e mirë prej diçkafit, prej të keqes nuk del. Vetëm nga e mira. Populli ka ardh në atë gjendje saqë nuk mundet me u ushqy me asgjë tjetër, si në media, si në rrugë, kudo. Mundohet me bë diçka ku del vetë ai mirë, faktikisht po del keq. Vetëm për vete mendon, duhet me mendu pak më gjatë”, u shpreh ai.

Artisti shqiptar tutje theksoi: “Fajtor është servimi. Ato i bëjmë ne. Prej meje e të gjithë. Servimin e kemi asisoj, dinak. Faktikisht aty e di edhe populli, nuk ka mbet asgjë tjetër. Lajmet, debatet, se kam ditë që jemi qasi. Unë edhe gjeneratat e mia nuk i kemi pasur këto lukse. Kemi pasur dy kanale televizive ku është folur serbisht, as nuk i kemi shikuar”.

Krejt në fund, Beka shton: “Unë e kam planifikuar jetën time, unë e dua shtetin tim, popullin tim e dua më shumë. Ndoshta një porosi, duhet me i thënë popullit duajini veten”.

Ai ka qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat