Rudina Dembacaj: Jam tek vjehrra e tretë, por mamanë e Mark Frrokut nuk e dua…

Mediale Vip

Rudina Dembacaj: Jam tek vjehrra e tretë, por mamanë e Mark Frrokut nuk e dua…

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 00:11
Ilustrim

Në puntatën e mbrëmshme, tema në “Goca dhe Gra” kishte të bënte me vjehrrat dhe raportin që nuset kanë në ditët e sotme. Lidhur me këtë çështje moderatoret e programit kanë rrëfyer historitë e tyre personale.

Aktorja Rudina Dembacaj siç e dimë është në lidhje me ish-deputetin Mark Frroku dhe mbrëmjen e djeshme ka folur për raportin që ka me nënën e tij duke krahasuar me dy vjehrrat që ka patur përpara vjehrrës aktuale.

Ajo tha se vjehrra që ka aktualisht nuk është më e dashura për të nga ato që ka pas m,ë përprara dhe prandaj ka zgjedhur që të mos jetojë me të.

“Unë faktikisht jam tek vjehrra e tretë. Nuk është vjehrra më e dashur nga ato që kam pasur me thënë të drejtën. Kam dashur më shumë një tjetër që nuk e kam më vjehrrë por asaj nuk i doja më çunin. Edhe më mirë të dua djalin sesa të dua vjehrrën. Dhe zgjodha të rri me këtë djalin që dua.

Kam jetuar një kohë të shkurtër me vjehrrën e fundit kur ishim në pandemi dhe vjehrra ime e treta, e vërteta, që me ç’duket po zgjat më shumë se të tjerat, ka shumë humor është grua shumë e këndshme por ka një mentalitet ndryshe nga i imi. Dhe kam zgjedhur të mos jetojë me të me thënë të drejtën.”- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat