Një moderatore dhe një blogere në krah të Ardit Gjebreas, producenti tregon kush do prezantojë “Kënga Magjike”

Mediale Vip

Një moderatore dhe një blogere në krah të Ardit Gjebreas, producenti tregon kush do prezantojë “Kënga Magjike”

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 10:30
Ardit Gjebrea, Matilda Mcini dhe blogerja Selin Bollati

Kënga Magjike ka nisur prezantimin e këngëve javë pas jave në “E diela shqiptare”.

Producenti Ardit Gjebrea ka treguar se kush do të jenë dy prezantueset krah tij në netët gala.

Matilda Mcini dhe blogerja Selin Bollati janë dy emrat që kompozitori dhe moderatori Ardit Gjebrea ka konfirmuar gjatë transmetimit të emisionit të së dielës.

Forma se si ai e ka zbuluar për publikun por edhe familjarët e Matildës ishte përmes një videotelefonate, ku djali i saj dukej tepër i emocionuar për këtë projekt të ri të mamasë së tij.

Kënga Magjike 2024 do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në muajin dhjetor, duke startuar nga data 7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat