Melisa Lleshi publikon këngën e re “Shumë kohë”

Mediale Vip

Melisa Lleshi publikon këngën e re “Shumë kohë”

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 21:45
Melisa Lleshi

Artistja e njohur nga Shqipëria, Melisa Lleshi, ka prezantuar ditën e sotme (e hënë) projektin e ri muzikor.

“Shumë kohë” mban titullin kënga, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova është paraqitur gjithashtu në disa skena eksplicite.

Teksti dhe vija melodike u bë nga vetë këngëtarja me ‘beat’ dhe producim nga Lurro.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit, Max Production.

Kjo këngë e Melisës tashmë ndodhet e plotë në kanalin e saj zyrtar në YouTube.

Ajo po vazhdon të jetë aktive me këngë të reja, të cilat edhe pëlqehen nga publiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat