Mes thashethemeve për divorc, Kanye West dhe Bianca Censori janë fotografuar së bashku në Tokio

Mediale Vip

Mes thashethemeve për divorc, Kanye West dhe Bianca Censori janë fotografuar së bashku në Tokio

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 23:19
Kanye West dhe Bianca Censori

Pas përhapjes së thashethemeve dje për divorcin e tyre, Kanye West dhe Bianca Censori janë parë sot në Tokio.

TMZ raportoi se çifti ishte grindur dhe se prej disa javësh ishin të ndarë, duke e informuar për këtë vetëm rrethin e tyre të ngushtë dhe familjarët. Sipas këtyre raportimeve, West kishte planifikuar të zhvendosej në Tokio, ndërsa Censori kishte udhëtuar për në Australi për të vizituar familjen e saj.

Megjithatë, duket se këto informacione nuk janë plotësisht të sakta, pasi çifti është fotografuar në një qendër tregtare në Tokio.

Duke gjykuar nga videot dhe fotografitë që po shpërndahen në rrjetet sociale, ata dukeshin në humor të mirë. Bianca ishte veçanërisht e lumtur dhe po e bënte Kanyen të qeshte. Kanye ishte veshur me pantallona të bardha dhe një bluzë me mëngë të gjata, ndërsa Bianca kishte zgjedhur një bluzë të ngushtë me mëngë të gjata dhe pantallona të bardha me detaje prej puplash nën gjunjë.

Duhet përmendur se West dhe Censori janë parë për herë të fundit së bashku në publik më 19 shtator, kur u fotografuan në një supermarket në Tokio me dy nga katër fëmijët që West ka me ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.

Ndryshe, ata u martuan në fshehtësi në dhjetor të vitit 2022, dhe për shkak të stilit të veçantë të veshjes së Biancës, shpesh janë në qendër të vëmendjes së publikut. Më herët, familja e saj ka shprehur shqetësim për mënyrën e jetesës së Biancës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat