Emisioni ‘PaProtokoll’ ka vazhduar të trajtoj tema të rëndësishme me të cilat po përballet shoqëria kosovare.
Sonte në këtë emision është diskutuar për “Rrjetet Sociale dhe Hapësira e Shantazheve Modern”.
Blogerja Nur Alkhazal ka rrëfyer në detaje se si u shantazhua përmes rrjeteve sociale.
Ajo ka thënë se ka menduar edhe të bëjë vetëvrasje pas ofendimeve qe kishte marrë pa bërë asnjë fajë.
“Unë i kam marrë shumë afër zemrës komentet negative që mu kanë bërë kohë me parë. Me kanë shkaktuar depresion duke e menduar edhe vetëvrasjen se mendofsha pse deri në këtë pikë me më ofendua kur nuk i kam bërë asgjë një personi që as nuk e njoh”, ka thënë Alkhazal.