Artistja me famë botërore Dua Lipa, përveç se shquhet për zërin e bukur që ka shpeshherë ndan edhe receta gatimi me fansat duke treguar se është dhe një kuzhiniere e mirë.
Mirëpo së fundmi ajo i ka çuditur të gjithë me një recetë koktejli aspak normale siç e konsiderojnë disa ndjekës.
Me anë të një postimi në “TikTok” ajo ka treguar të gjithë procesin e përgatitjes.
Teksa ka bërë përzierjen e pijes ajo i ka shtuar koktejlit turshi të kripur, lëng turshishë, speca dhe më pas ka vazhduar duke bërë pjesë edhe disa salsa të ndryshme.
Pasi mbaroi përgatitjen ajo e ndau pijen e çuditshme me miqtë e saj të cilët komentuan se ka një shije të mirë.
Por disa nga ndjekësit në komente nuk ndanë të njëjtin mendim.
” Shijet e mia do të më padisnin nëse do ta provoja këtë,” tha njëri; “Kjo është gjëja më e shpifur që kam parë ndonjëherë,’ tha tjetri; “Dua a është kjo një shaka?”, ka thënë një person i tretë teksa e ka shoqëruar komentin e tij me një emoji fytyre të sëmurë.
Kishte edhe ndjekës të tjerë të cilët e pëlqyen recetën e këngëtares dhe nuk nguruan t’ja shprehnin në komente.
“Uau, e mrekullueshme”, kjo video më ndryshoi jetën; Kjo është gjithçka që mund të kërkoja si një fans i turshive dhe specave” shkruan ata.