“Gjëja më e shpifur që kam parë!” Dua Lipa përgatit koktejlin me…reagojnë ndjekësit: Mos po bën shaka

Mediale Vip

“Gjëja më e shpifur që kam parë!” Dua Lipa përgatit koktejlin me…reagojnë ndjekësit: Mos po bën shaka

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 23:34
Dua Lipa

Artistja me famë botërore Dua Lipa, përveç se shquhet për zërin e bukur që ka shpeshherë ndan edhe receta gatimi me fansat duke treguar se është dhe një kuzhiniere e mirë.

Mirëpo së fundmi ajo i ka çuditur të gjithë me një recetë koktejli aspak normale siç e konsiderojnë disa ndjekës.

Me anë të një postimi në “TikTok” ajo ka treguar të gjithë procesin e  përgatitjes.

Teksa ka bërë përzierjen e pijes ajo i ka shtuar koktejlit turshi të kripur, lëng turshishë, speca dhe më pas ka vazhduar duke bërë pjesë edhe disa salsa të ndryshme.

Pasi mbaroi përgatitjen ajo e ndau pijen e çuditshme me miqtë e saj të cilët komentuan se ka një shije të mirë.

Por disa nga ndjekësit në komente nuk ndanë të njëjtin mendim.

” Shijet e mia do të më padisnin nëse do ta provoja këtë,” tha njëri; “Kjo është gjëja më e shpifur që kam parë ndonjëherë,’ tha tjetri; “Dua a është kjo një shaka?”, ka thënë një person i tretë teksa e ka shoqëruar komentin e tij me një emoji fytyre të sëmurë.

Kishte edhe ndjekës të tjerë të cilët e pëlqyen recetën e këngëtares dhe nuk nguruan t’ja shprehnin në komente.

“Uau, e mrekullueshme”, kjo video më ndryshoi jetën; Kjo është gjithçka që mund të kërkoja si një fans i turshive dhe specave” shkruan ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat