Bëhet viral momenti kur Tom Cruise largohet me çanta prej uraganit

Mediale Vip

Bëhet viral momenti kur Tom Cruise largohet me çanta prej uraganit

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 13:28
Tom Cruise

Tom Cruise nuk mundi të fshehë fytyrën e shqetësuar, ndërsa u pa duke mbërritur në Londër të mërkurën ndërkohë që qarkullonin lajmet dhe alarmed për uraganin “Milton”.

Sipas Daily Mail-it zyrtarët në Florida kanë dhënë paralajmërimet e fundit për banorët që kanë refuzuar të evakuoheshin, vetëm pak orë para se uragani “Milton” të godiste bregun, duke i thënë atyre “të largohen tani”, ndërkohë që disa tornadoja kanë filluar të godiste shtetin.

Apartamenti i aktorit të njohur në Clearwater, Florida, është në qendër të stuhisë.

Image
Tom Cruise

Duke mbërritur me stil pasi pilotoi vetë helikopterin e tij, Tom zbriti në aeroportin “Battersea” të Londrës së bashku me motrën e tij Marian dhe aktorët Simone Coppo dhe Martina Ferragamo, mijëra milje larg shtëpisë së tij.

Në Florida, miliona njerëz po përpiqen me shpejtësi të evakuohen para se “stuhia e shekullit” të godasë Tampan. Zyrtarët po paralajmërojnë se ata që zgjedhin të qëndrojnë dhe përballen me uraganin “Milton” do të jenë të lënë në mëshirë të fatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat