“Problemet kanë nisur prej Big Brother”, Bardhi thyen heshtjen mbi ngjarjet e fundit

Mediale Vip

“Problemet kanë nisur prej Big Brother”, Bardhi thyen heshtjen mbi ngjarjet e fundit

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 22:51
Bardhi

Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, këto ditë ka qenë në vëmendje të madhe.

Kjo për shkak të këngës së tij të re “Çikës tem”, në të cilën shpalosi detaje nga jeta e karriera profesionale.

Ai në këtë projekt ka thumbuar edhe ish-menaxhmentin, duke thënë se edhe pas ndarjes në një formë nuk po e lënë rehat, duke ia bllokuar koncertet.

Në një intervistë për Prive, në promon e emisionit, artisti nga Kumanova ka thyer heshtjen për këto ngjarje.

Në pjesën e publikuar, këngëtari thekson se kjo ka nisur prej Big Brother VIP Albania 3.

Ndarja me ish-menaxherin e tij gjithashtu u bë pak muaj pas mbarimit të këtij reality shou.

Bardhi tani është në menaxhim të Naser Qelit, ku edhe po vazhdon jetën e re bashkë me Sara Gjordenin në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat