“Vajza e sapolindur po mbytej, nuk munda të bëja asgjë” Aktorja Rozi Kostani rrëfen momentin më të tmerrshëm të jetës

Mediale Vip

“Vajza e sapolindur po mbytej, nuk munda të bëja asgjë” Aktorja Rozi Kostani rrëfen momentin më të tmerrshëm të jetës

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 23:22
Rozi Kostani

Aktorja Rozi Kostani ishte e personazhi i kësaj të premteje në emisionin “Glamour” në “Ora News”.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, Kostani rrëfeu momentin më dramatik që ajo ka përjetuar në jetën e saj.

“Ka qenë një moment që nuk do ta harroj asnjëherë. Ekstrem i vështirë për mua... Sapo linda gocën, isha në maternitet dhe kjo ka ndodhur para 21 vitesh.

Dhe duke kthyer kokën goca mbytet me pështymën e saj dhe u nxi fare.

Dhe unë doja t’i jepja ndihmën e parë, por nuk ngrihesha dot. Doja të bërtisja dhe të ulërija dhe nuk më dilte zëri.

Ishte gjëja më e tmerrshme që kam përjetuar dhe parë fëmijën tim të zi.

Derisa arritën infermierët e morën dhe e shkundën. Ishte shumë e lehtë për ata, por për mua ishte ekstrem.

Isha një nënë e sapokrijuar, dhe kjo ka qenë skena që edhe sot më dridhet trupi kur e kujtoj sot.

Nuk kishte gjë më të tmerrshme që ta shikoje fëmijën tënd ashtu të nxirë, ishte tmerr, tmerr... ishte gjëja më e tmerrshme që kam parë”, rrëfeu aktorja Rozi Kostani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat