Kur mësoi lajmin se do bëhet baba, rrëfehet Bardhi

Mediale Vip

Kur mësoi lajmin se do bëhet baba, rrëfehet Bardhi

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 11:08
Bardhi

I ftuar për “Prive” së fundmi ka qenë këngëtari Bardhi. Siç e dimë ai është në lidhje me Sara Gjordenin dhe janë në pritje të vajzës së tyre të parë. Lidhur me këtë, Bardhi është rrëfyer për “Prive” duke treguar emocionet e papërshkrueshme të momentit që mësoi se do të bëhej baba.

“Emocion i papërshkrueshëm. Gjysmë ore nuk po e besoja dot fare, pastaj fillova të bie në realitet. Jam gëzuar shumë. Që atë ditë kam lajmëruar familjen, kemi qarë bashkë, kam folur me babin, me nënën…”,- tregon këngëtari për çastin kur mësoi se do të bëhej baba.

Për pyetjen nëse ishte shtatzëni spontane apo e qëllimshme, Bardhi tha:

“E qëllimshme, shumë e qëllimshme. Edhe në BB e kam thënë, edhe jashtë e kam thënë “je nëna e fëmijëve të mi”. Kisha qejf ta kisha një fëmijë sa më shpejt. Deshi Zoti dhe na bekoi…”

Pas lajmit, Bardhi i shkroi një tekst vajzës së tij, të cilin fillimisht e krijoi për vete, për të nxjerrë mllefin, por pastaj e bëri këngë që ta ndante me të gjithë ata që, mbase si ai, në një moment të vështirë, kanë nevojë të ndiejnë se nuk janë vetëm…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat