Nuk fshihen më! Roza Lati publikon pamjet duke u puthur me të dashurin e ri, ja kush është ai

Mediale Vip

Nuk fshihen më! Roza Lati publikon pamjet duke u puthur me të dashurin e ri, ja kush është ai

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 17:45
Roza Lati

Prej disa ditësh në mediat rozë qarkullojnë thashetheme për një romancë të re mes Roza Latit dhe Xhonatan Islamit. Syri i mprehtë i njdekësve të saj vuri re një detaj interesant të një ore që ajo mbante në dorë.

Por duket se përmes një postimi të fundit, Roza ka vendosur të mos e fshehë më, teksa është shfaqur duke e puthur djalin me të cilin janë hedhur me parashutë.

Ka qenë Xhonatan Islami ai i cili e ka publikuar në InstaStory foton ku shfaqet duke u puthur me vajzën misterioze. Por, nga një video e publikuar nga Roza në Instagram, kuptohet lehtësisht nga flokët, veshja dhe atletet, e cila është ajo që shfaqet duke u puthur me Xhonatanin.

Image
Roza Lati

Xhonatan Islami është djali i Alket Islamit, të dy të apasionuar pas sportit ekstrem të hedhjeve me parashutë.

Në video Roza shihej në jug të Shqipërisë, saktësisht në Gjirokastër, për të mbështetur ish-banorin e Big Brother VIP Albania, Xhonatan Islamin në konkursin e parashutave, “PGAEuro 2024”, që u mbajt vetëm pak ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat