Edicioni i tretë i Big Brother Vip Kosova nis më 18 tetor. Edhe këtë vit do të jetë nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.
I ftuar së fundmi në emisionin “SOL”, Alaudini ka zbuluar disa detaje rreth natës së parë të emisionit. Ai tha se në kastin e këtij edicioni fillimisht do të hyjnë 17 banorë.
Ndër të tjera ai shton se që nga nata e parë do të ketë shumë surpriza, prandaj prisni të papriturën.
“Do të ketë spektakël, nata e parë është festë ku do të prezantohen banorët, dhe nuk do të jenë hiç më pak se vitin e kaluar. Zakonisht "Big Brother" nis me 12 ose 14 banorë, ndërsa tani jemi pesë më shumë”, u shpreh ai.