Prisni të papriturën! Ja sa banorë do hyjnë në natën e parë të Big Brother Vip Kosova 3

Mediale Vip

Prisni të papriturën! Ja sa banorë do hyjnë në natën e parë të Big Brother Vip Kosova 3

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 20:53
Big Brother Kosova

Edicioni i tretë i Big Brother Vip Kosova nis më 18 tetor. Edhe këtë vit do të jetë nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit. 

I ftuar së fundmi në emisionin “SOL”, Alaudini ka zbuluar disa detaje rreth natës së parë të emisionit. Ai tha se në kastin e këtij edicioni fillimisht do të hyjnë 17 banorë. 

Ndër të tjera ai shton se që nga nata e parë do të ketë shumë surpriza, prandaj prisni të papriturën.

“Do të ketë spektakël, nata e parë është festë ku do të prezantohen banorët, dhe nuk do të jenë hiç më pak se vitin e kaluar. Zakonisht "Big Brother" nis me 12 ose 14 banorë, ndërsa tani jemi pesë më shumë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat