Të afërmit janë të shqetësuar për Justin: Nuk u beson njerëzve që ka përreth

Mediale Vip

Të afërmit janë të shqetësuar për Justin: Nuk u beson njerëzve që ka përreth

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 08:09
Justin Bieber

Justin Bieber po has shumë vështirësi në marrëdhëniet rreth tij dhe po izolohet edhe nga miqtë që kanë qenë pranë tij për dekada.

Edhe paraqitjet e tij të fundit në publik kanë shqetësuar njerëzit dhe miqtë e tij të vjetër dhe ka dyshime se ai mund t’u jetë rikthyer përdorimit të substancave. Më parë, Bieber ka thënë se ka përdorur në të shkuarën Xanax për t’u përballur me turpin që i ka shkaktuar sjellja e tij e mëparshme.

Bieber është rikthyer në vëmendjen e njerëzve edhe falë çështjes së “Diddy-t”, pasi ai dhe reperi kanë qenë miq goxha të afërt. Njerëzit në internet nuk i kanë kursyer teoritë e konspiracionit, ndërsa një person anonim tha për “Page Six” se mendon se këngëtari ka bërë ca gjëra të çmendura.

“Ai ishte një adoleshent. Ishte ylli më i madh i pop-it në botë. Të gjithë ishim të shqetësuar për të dhe nuk e dinim nëse do ia dilte. Njerëzit përfitonin nga gjithçka që ai bënte”.

Një tjetër burim u shpreh se për momentin, Justin ndodhet në një udhëkryq. “Justin ka bërë ca gjëra vërtet të çmendura dhe është larguar nga njerëzit që e rrethojnë. Ai nuk u beson atyre”.

“Familjarët janë të shqetësuar për Justin. Nuk është e qartë nëse Combs ka përfituar nga ai, pasi asokohe, familja e këngëtarit i qëndronte shumë afër, si dhe menaxheri i tij, Scooter Braun kujdesej shumë. Por, duhet thënë se Justin kaloi një periudhë shumë të keqe dhe një falë tejet rebele”.

Në moshën 19-vjeçare, autobusi i tij i turneut u bastis nga autoritetet suedeze, të cilët gjetën drogë të paligjshme në të. Disa muaj më vonë, Bieber u pa nga paparacët duke dalë fshehurazi nga një ‘zonë me punëtore seksi’ në Rio de Janeiro, pasi kishte kaluar tre orë brenda.

Në janar të vitit 2014, kur ishte 20 vjeç, policia bastisi rezidencën e tij pasi ai u akuzua për gjuajtje me vezë në shtëpinë e fqinjit në Calabasas, Kaliforni. Ai pranoi fajin për vandalizim dhe u detyrua të paguante 80,000 dollarë për dëmet e shkaktuara.

Dy javë më vonë, ai u arrestua për drejtim nën ndikim të alkoolit, rezistencë ndaj arrestimit dhe drejtim pa licencë të vlefshme, pasi po bënte gara me një Lamborghini të verdhë në rrugët e Miami Beach. Testet treguan praninë e Xanax dhe hashashit në trupin e tij; ndërsa niveli i alkoolit ishte nën kufirin ligjor, por sërish ai nuk ishte ende në moshën ligjore për të konsumuar alkool. Si përfundim, ai pranoi fajin për drejtim të pakujdesshëm dhe rezistencë ndaj policisë dhe iu dha detyrimi për të ndjekur kurse për menaxhimin e zemërimit dhe edukim.

Shtatë vjet më vonë, Bieber postoi një foto të tij duke dalë nga burgu në vitin 2014, duke shkruar: “Nuk jam krenar për atë ku isha në jetën time. Isha i lënduar, i palumtur, i hutuar, i zemëruar, i keqorientuar, i keqkuptuar dhe i zemëruar me Zotin”.

Tanimë, Justin është në një periudhë më të mirë të jetës së tij, pasi është prej vitesh i martuar me Hailey Bieber, si dhe sapo është bërë babai i një djali, të quajtur Jack.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat