Dea Michelle ironizon Luiz Ejllin, pas dënimit me 1 vit burg

Mediale Vip

Dea Michelle ironizon Luiz Ejllin, pas dënimit me 1 vit burg

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 11:37
Dea Mishel

Inatet e vjetra mes Dea Michelle dhe Luiz Ejllit duket se nuk po harrohen lehtë, pavarësisht se ka kaluar pothuajse 1 vit e gjysmë nga përfundimi i Big Brother Vip.

Ish-finalistja e BBV dhe blogerja e njohur ka reaguar pas dënimit me burg të rivalit të saj Luiz Ejllit, për falsifikim dokumentesh për të justifikuar pasuritë e fituara nga aktiviteti kriminal të Fatmir Abdurramani, i dënuar për prostitucion në Itali.

Në një postim në InstaStory, Dea Michelle shkruan: “Paskemi pas lajme ne dt 10 po hic mendja une e zene me eventin”, para se të shpërndante lajmin e dënimit të Luiz Ejllit.

“Thone shokun zgjidhe me te mire se vetja. Jam kurioze kush nga keta zgjodhi ke? Pr*stitucioni apo falsifikimi”, shtoi ish-banorja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat