U tha se tradhëtoi gruan e tij, reagon Eno Popi rreth lajmeve për ndarjen

Mediale Vip

U tha se tradhëtoi gruan e tij, reagon Eno Popi rreth lajmeve për ndarjen

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 18:56
Eno dhe gruaja

Pak momente më herët u aludua prej “Pamflet” se gazetari i mirënjohur Eno Popi ishte ndarë nga bashkëshortja e tij që një vit më parë.

Pasi lajmi mori dhenë ka ardhur një reagim nga vetë gazetari i cili i ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet e ngritura nga media e lartëpërmendur.

Edhe pse ishte vetë “Pamflet” që shpërndau një lajm të rremë, pas reagimit të Eno Popit, media e ka mohuar informacionin e dhënë më herët.

Sakaq lajmi i rremë ka nxitur gazetarin të bëjë një reagim dhe Popi është shprehur se marrëdhënia e tij dhe e bashkëshortes vazhdon të jetë e shëndetshme por i vetmi problem që mund  të kenë me njëri-tjetrin është distanca Shqipëri-Kanada, gjë që ndonjëherë i bën të qëndrojnë larg njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat