I zuri vendin Xhemi Shehut, Olta Gixhari ‘thumbon keq’ Kiara Titon

Mediale Vip

I zuri vendin Xhemi Shehut, Olta Gixhari ‘thumbon keq’ Kiara Titon

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 09:09
Olta Gixhari dhe Kiara Tito

Xhemi Shehu është padyshim një nga moderatoret më të dashura në vendin tonë. Prej disa sezonesh, ajo ishte moderatore e “Portokalli” ku fitoi zemrat e publikut përpos moderimit edhe me aftësitë si aktore dhe rolet që ka interpretuar.

Megjithatë, Xhemi këtë sezon vendosi të marrë një tjetër rrugë në karrierën e saj, duke u shfaqur çdo mbrëmje në ekranin e TCH, në emisionin satiro-investigativ “Fiks Fare”, përkrah aktorit Jul Deda. Sa i përket pozicionit të Xhemit në “Portokalli”, këtë sezon iu besua moderatores Kiara Tito, e cila po ashtu është pritur me shumë dashuri nga publiku.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme Xhemi është rikthyer sërish në shtëpinë e saj të vjetër, “Portokalli”, këtë herë si e ftuar speciale ku interpretoi edhe një herë numrin “bota paralele”.

Të shumta kanë qenë reagimet e personazheve publikë të cilët e kanë pëlqyer shumë këtë rikthim të Xhemit, ndër to edhe aktorja Olta Gixhari. Mirëpo duke përfituar nga rasti, aktorja nuk nguroi ta hedh njëkohësisht edhe një ‘thumb’ për Kiarën

Në postimin e saj në Instastory, teksa shihet duke ndjekur “Portokalli”, Olta shkruan: “S’ka dy si ti…”.

Image
Xhemi Shehu
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat