Rita Ora shfaqet me maskë në Aeroportin e Tokios, ndërsa arrin për mini-turneun e saj në Japoni me nënën e saj Vera

Mediale Vip

Rita Ora shfaqet me maskë në Aeroportin e Tokios, ndërsa arrin për mini-turneun e saj në Japoni me nënën e saj Vera

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 18:51
Rita Ora

Rita Ora ishte duke mbajtur një stil të thjeshtë të shtunën, teksa mbërriti në Japoni së bashku me nënën e saj, Vera.

Këngëtarja 33-vjeçare pritet të performojë në Tokio më 15 tetor dhe në Osaka më 17 tetor dhe dukej e gëzuar teksa përshëndeti kalimtarët në Aeroportin “Haneda”.

Rita ishte veshur thjeshtë për udhëtimin, duke mbajtur një bluzë të thurur me printe dhe pantallona të gjera, të kombinuara me këpucë të verdha, shkruan DailyMail.

Image
Rita Ora

Ajo mbante gjithashtu një maskë të zezë dhe një kapele me print kamuflazhi për udhëtimin.

Ky udhëtim vjen në një kohë kur thuhet se Rita është e përfshirë në bisedime për të prezantuar ceremoninë e ‘MTV Europe Music Awards’, e cila do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm.

Image
Rita Ora

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” është në bisedime të avancuara për të prezantuar eventin që do të zhvillohet në arenën ‘Co-op Live’ në Manchester më 10 nëntor.

Ndërsa Rita kohët e fundit është ndarë nga menaxherja e saj afatgjatë dhe drejtuesja e ‘First Access Entertainment’, Sarah Stennett, ajo tashmë po përgatit projekte të reja.

Image
Rita Ora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat