Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, e gjeti veten sërish në qendër të vëmendjes pasi vizitoi organizatën jofitimprurëse ‘Girls Inc.’ deklaroi se ndihej si “një nga njerëzit më të keqtrajtuar në botë”.
Fjalia që ajo tha më 2 tetor gjatë një bisede të hapur me adoleshentët në Santa Barbara shkaktoi reagime të ndryshme në rrjetet sociale.
Ndërsa disa fansa shprehën simpatinë për të, të tjerë komentuan se deklarata e saj ishte hipokrite.
Sipas Larissa May, bashkëthemeluese e HalfTheStory, Meghan foli për përvojat e saj me ngacmimin në internet.
Megjithatë, në rrjetet sociale, shumë përdorues shprehën dyshime për sinqeritetin e komenteve të saj, veçanërisht në dritën e akuzave të kaluara për ngacmim që kanë qenë të lidhura me të.
“Ajo është personi i fundit që duhet të japë këshilla kundër ngacmimit. Thjesht pyesni ish stafin e saj”, shkroi një përdorues i platformës X.
Ky incident përfaqëson vetëm një tjetër në një seri polemikash pas Meghan Markle, e cila është nën kritika prej vitesh, si për sjelljen e saj, ashtu edhe për mënyrën se si e trajton jetën publike.