Heidi flet tërthorazi për marrëdhënien me Romeon?

Mediale Vip

Heidi flet tërthorazi për marrëdhënien me Romeon?

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 14:06
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci

Romeo dhe Heidi, të cilët kanë qenë nën syrin e publikut që nga fillimi i marrëdhënies së tyre, kanë zgjedhur që të mos ndajnë detaje për lidhjen e tyre.

Fshirja e fotove të përbashkëta nga rrjetet sociale (nga ana e Romeos) vetëm sa ka ushqyer më shumë spekulimet se ndoshta marrëdhënia e tyre ka marrë fund.

Por Heidi, me deklaratën e saj të fundit, ndoshta i ka dhënë një tjetër drejtim këtyre zërave.

E ftuar në emisionin “Ndryshe”, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3” la të kuptohet se arsyeja kryesore e qëndrimit të saj në Shqipëri nuk është kontrata e saj me “Top Channel”, por diçka më personale, duke na bërë të mendojmë se e kishte fjalën pikërisht për Romeon.

“Mua s’më mban në një vend profesioni ose puna. Ka shumë arsye të tjera që unë të rri në Shqipëri”, deklaroi Heidi.

Megjithatë, ca detaje tregojnë se një krizë mund të ketë ndodhur mes tyre. Gjatë një poezie të lexuar nga Egla në emisionin “Goca dhe Gra”, u la të kuptohej se disa rreshta lidhen me marrëdhënien e dyshes. Nga ana tjetër, Romeo ka fshirë të gjitha fotot nga Instagrami, duke përfshirë edhe ato me Heidin, duke rritur dyshimet se mes tyre diçka nuk po shkon si më parë.

Poezia që mund të jetë dedikim i saj për Romeon:

Më duket sikur po digjem.

Ankth i paimagjinueshëm

edhe pyes veten:

“Sa dhimbje mund të durojë një qenie njerëzore”

para se të çmendet,

para se të humbasë kuptimin,

para se të harrojë,

para se të zhduket,

para se të dëshirojë?

Një nga më makabret,

tjetërsuese e dëshirave.

Mosekzistenca, çmim shumë shqetësues.

Çmimi është i paçmueshëm, i dashurisë së vërtetë.

Në fund të fundit, nëse ndriçohem pamasë

nga drita më e pastër dhe më verbuese,

hija më herët dhe më e zezë do të jetë pas meje, do të jetë e lidhur me mua.

Koha lehtëson, kjo është ajo që thonë,

por ndiej që po ndodh tmerri,

fryma e fundit e qenies

që largohet.

Njerëzit janë në pritje të ndonjë sqarimi, por duket se Heidi dhe Romeo kanë zgjedhur që të mbajnë gjithçka private, të paktën për tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat