Sinan Hoxha: Nëse kjo këngëtare futet në Big Brother, unë dal pa brekë

Mediale Vip

Sinan Hoxha: Nëse kjo këngëtare futet në Big Brother, unë dal pa brekë

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 16:10
Sinan Hoxha

Sinan Hoxhës iu ofrua të ishte pjesë e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, por ai refuzoi.

Kësaj oferte, ai iu përgjigj:

“Është e pamundur për një mijë e një arsye. Unë e kam axhendën premte, shtunë, diel. Iki në Amerikë një muaj. Iki në Australi. Super plot”

E si për t’ja mbushur mendjen, atij iu tha se edhe këngëtarja e mirënjohur, Artjola Toska, ka pranuar për të qenë pjesë. Përgjigja e tij ishte epike dhe e gjithë studio shpërtheu në të qeshura.

Sinani: Artjola Toska është në Big Brother?

Edea: Po!

Sinani: Dëgjo, nëse Artjola Toska është në Big Brother, unë do dal pa brekë në sheshin Skënderbej.

Edea: Vërtetë?

Sinani: Po, një muaj për ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat