Goditën me shishe qelqi në fytyrë Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Berisha

Mediale Vip

Goditën me shishe qelqi në fytyrë Klea Prengën, vetëdorëzohen në polici motrat Berisha

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 20:07
Antonela dhe Mariela Berisha- Klea Prenga

Dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha, dy muaj pasi u shpallën në kërkim nga ana e policisë për rrahjen e Klea Prengës, janë vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se motrat Berisha janë vetëdorëzuar rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme.

Kujtojmë se Klea Prenga u dhunua në mënyrë barbare nga motrat Berisha, teksa darkonte në një restorant në Tiranë, më datë 6 gusht 2024. Teksa Prenga ka qenë duke ngrënë, motrat Berisha e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë, duke i shkaktuar dëme të shumta shëndetësore.

Dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha akuzohen nga forcat blu për “plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”. Një nga motrat ka masë sigurie “detyrim paraqitje”, ndërsa për motrën tjetër është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat