Edona James së shpejti pjesë e një seriali

Mediale Vip

Edona James së shpejti pjesë e një seriali

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 08:45
Edona James

Edona James, ka bërë një njoftim emocionues për fansat e saj.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka zbuluar se do të jetë pjesë e serialit të ri.

Edona, emri që ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, sidomos pas pjesëmarrjes së saj në spektaklin Big Brother VIP Kosova, do të luajë në një serial të titulluar “Dashuri e Humbur”.

Ajo shkroi: “Se shpejti do të më shihni si aktore në serialin “Dashuri e Helmuar”. Faleminderit shumë @artproduction.”

Ky lajm ka shkaktuar entuziazëm të madh mes fansave të saj, të cilët presin me padurim të shohin performancën e saj si aktore.

Edona ka arritur të krijojë një imazh të fortë në publik dhe me këtë projekt të ri, ajo shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat