Rita Ora reagon pas vdekjes së Liam Payne

Mediale Vip

Rita Ora reagon pas vdekjes së Liam Payne

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Bota e showbizit ndërkombëtar është tronditur pas vdekjes së ish-anëtarit të grupit “One Direction”, Liam Payne.

Ai thuhet se ra aksidentalisht nga ballkoni i katit të tretë i një hoteli në Buenos Aires.

E mërzitur për vdekjen e tij në mesin e qindra artistëve dhe fansave, është edhe Rita Ora. Ajo ndau një fotografi me Payne, të përqafuar.

 

“Pusho i qetë Liam Payne. Do të kujtohesh gjithmonë. Ngushëllime familjes, miqve dhe fansave”, ka shkruar Ora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat