Liam Payne vdiq në vendin e ngjarjes pasi ra nga kati i tretë i një hoteli në Argjentinë.
Ylli I One Direction ka thyer kafkën, ndërsa shërbimet e urgjencës nuk kanë mundur ta shpëtojnë atë në vendin e ngjarjes, raporton Daily Mail.
Shefi i shërbimeve të urgjencës në Buenos Aires, Alberto Crescenti tha për The Sun:
“Roli ynë ishte të shkonim atje shpejt, t’i jepnim kujdes mjekësor dhe të përpiqeshim ta ringjallnim atë, por lëndimet e tij ishin tepër të rënda. Bazuar në atë që ekipi pa, me sa duket kishte një frakturë e kafkës dhe lëndime jashtëzakonisht të rënda që çuan në vdekjen e menjëhershme”.