Çfarë po ndodh? Liam Payne vetvritet, ‘rrebeshi’ i kritikave bie mbi të dashurën

Mediale Vip

Çfarë po ndodh? Liam Payne vetvritet, ‘rrebeshi’ i kritikave bie mbi të dashurën

Më: 17 tetor 2024 Në ora: 16:23
Liam Payne dhe e dashura

Lajmi për ndarjen nga jeta të Liam Payne, një prej anëtarëve të grupit ikonik ‘One Direction’, ka shkaktuar trishtim të thellë në mbarë botën. Megjithatë, partnerja e tij, Kate Cassidy, është përballur me një valë komentesh negative në rrjetet sociale. Ndërkohë që Cassidy nuk ka reaguar ende publikisht për humbjen e të dashurit të saj, përdorues të shumtë të rrjeteve sociale kanë mbushur postimet e saj me komente urrejtjeje.

Cassidy, e cila kishte lënë Argjentinën vetëm disa orë para incidentit tragjik, ka shpjeguar përmes një postimi në TikTok arsyen e largimit të saj. Ajo theksoi se ndjente se udhëtimi i tyre kishte zgjatur më shumë nga ç’ishte planifikuar fillimisht. “Isha gati të largohesha… ne duhej të qëndronim për pesë ditë, por u shndërrua në dy javë,” tha ajo.

Njerëzit nxituan që të komentonin në rrjetet e saj sociale, duke u shprehur: “Pse nuk ke postuar gjë për vdekjen e Liam???????”; “A e shtyve ti?”; “Shpresoj të jesh e lumtur tani”; “Është faji yt!”, duke harruar që një dhimbje dhe tronditje e tillë do kohë të procesohet.

Kate dhe të gjithë njerëzit e afërt me Liam, mund të mos reagojnë në rrjetet sociale, por kjo nuk do të thotë se ata nuk e ndiejnë dhimbjen, madje (ndjesë për gjithë njerëzit që mendojnë se e ndiejnë dhimbjen në nivel personal), por shumë më tepër se të gjithë fansat anembanë botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat