Del autopsia e këngëtarit që vdiq pas rënies nga kati i tretë, ja çka zbuloi hetimi

Mediale Vip

Del autopsia e këngëtarit që vdiq pas rënies nga kati i tretë, ja çka zbuloi hetimi

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 08:57
Liam Payne

Liam Payne vdiq nga traumat e shumta, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme pasi ra nga ballkoni i hotelit në katin e tretë në Buenos Aires, ka thënë zyra e prokurorit argjentinas.

Autopsia tregoi se lëndimet në kokë të këngëtarit ishin të mjaftueshme për të shkaktuar vdekjen.

Një hetim duke përfshirë intervistën e pesë dëshmitarëve në një përpjekje për të rindërtuar orët e fundit të muzikantit 31-vjeçar, tregoi se ai ishte vetëm në kohën kur ka rënë nga ballkoni.

Nga dhoma e hotelit të Payne u sekuestruan substanca që tregonin konsumimin e alkoolit dhe drogës.

Ish-anëtari i One Direction vdiq të mërkurën. Mysafirët në hotelin Casa Sur i thanë Guardianit se dëgjuan përplasje dhe bërtima për orë të tëra para se Payne të binte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat