Sot nis “Big Brother VIP Kosova”, këta janë banorët që pritet t’i bashkohen shtëpisë

Mediale Vip

Sot nis “Big Brother VIP Kosova”, këta janë banorët që pritet t’i bashkohen shtëpisë

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 12:39
Big Brother VIP Kosova

Mbrëmjen e sotme do të startojë sezoni i tretë i reality show-t mjaft të njohur, “Big Brother VIP Kosova”.

Deri më tani ajo që dihet zyrtarisht janë emrat e dy opinionistëve, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari, si edhe dy prezantuesit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Sa i përket banorëve pjesëmarrës, sipas burimeve të mediave në Kosovë, sot shtëpisë pritet t’i bashkohet aktori i njohur i humorit, Visjan Ukcenaj, ish-konkurrentët e “Përputhen”, Bashkim Saiti & Mevlan Shaba, këngëtarja Rovena Stefa, Xuxi, gazetari Vullnet Krasniqi e Zoja Nushi.

Megjithatë emrat mbeten ende një aludim dhe për të zbuluar se cili prej tyre do të hyjë duhet të presim nisjen e programit sot në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat