Detaje të reja rreth natës së parë të BBVK 3

Mediale Vip

Detaje të reja rreth natës së parë të BBVK 3

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 17:10
Milot Hasimja

Spektaklit më të ‘zjarrtë’ në vend, po i afrohet ra e nisjes.

Nuk kanë mbetu as katër orë, deri në hapjen e dyerve të shtëpisë më gjigante të Kosovë, atë të Big Brother VIP Kosova 3.

Ndërkaq, gazetari Milot Hasimja ka sjell detajet më të reja rreth natës së parë të spektaklit magjik të BBVK-së.

“Si çdo herë tjetër, edhe kësaj here kemi një super spektakël, i cili fillon vetëm edhe pak orë”, u shpreh gazetari i Klan Kosova.

“Një spektakël i jashtëzakonshëm, ku do të ketë diku rreth 20 banorë të cilët janë secili më ndryshe sesa tjetri, kështu që do të kemi një laramani të profileve të ndryshme, të cilët kanë me defiluar gjatë natës”.

“Do të ketë super super hyrje, në forma të ndryshme, në forma të jashtëzakonshme, nga të gjitha anët”, tha Hasimja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat