​Liam Payne u përzu nga një hotel tjetër në ditët që çuan deri në vdekjen e tij

Mediale Vip

​Liam Payne u përzu nga një hotel tjetër në ditët që çuan deri në vdekjen e tij

Më: 18 tetor 2024 Në ora: 21:34
Liam Payne

Liam Payne u përball me vështirësi gjatë kohës së tij në Buenos Aires para vdekjes së tij.

Burime të revistës People thonë se ish-anëtari i One Direction ishte "përzënë" më herët nga një hotel tjetër në Buenos Aires, para ngjarjes tragjike të 16 tetorit.

Sipas këtyre burimeve, 31-vjeçarit iu kërkua të largohej "pasi ai po shqetësonte të ftuarit e tjerë dhe dukej i dehur".

Pablo Policicchio, drejtori i komunikimit për Ministrinë e Sigurisë së Buenos Aires, pati deklaruar për People se këngëtari "u hodh nga ballkoni" i dhomës së tij të hotelit, teksa një raport paraprak i autopsisë zbuloi se Payne vdiq nga lëndimet e shumta pas rënies, sipas Zyrës së Prokurorisë Kombëtare Penale dhe Korrektuese.

Autoritetet deklaruan se asnjë lëndim nuk sugjeroi se ishte përfshirë ndonjë palë e tretë. Zyra e prokurorit që trajton rastin konfirmoi gjithashtu se një raport toksikologjik është në pritje.

Shokët e Payne, Harry Styles, Niall Horan, Louis Tomlinson dhe Zayn Malik bënë homazhe për këngëtarin në Instagram.

"Jam vërtet i shkatërruar nga vdekja e Liam," filloi Styles një mesazh, duke ndarë: "Gëzimi i tij më i madh ishte t'i bënte njerëzit e tjerë të lumtur dhe ishte një nder të isha përkrah tij ashtu siç e bëri."

Nial Horan, i cili ndoqi koncertin e Payne më 2 tetor në Buenos Aires, u shpreh se ishte “me fat që e pa atë për herë të fundit”.

“Mjerisht nuk e dija që pasi ta përshëndesja dhe përqafoja, do t’i thosha lamtumirë përgjithmonë. Është zemër thyese”, shkroi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat