Udhëtoi në Argjentinë për të marrë trupin e të birit, babai i Liam Payne i bashkohet homazheve të fansave

Mediale Vip

Udhëtoi në Argjentinë për të marrë trupin e të birit, babai i Liam Payne i bashkohet homazheve të fansave

Më: 19 tetor 2024 Në ora: 10:28
Babai i Liam Payne

E ndërsa të gjithë vajtuan për ndarjen nga jeta të këngëtarit të famshëm të Onë Direction, Liam Panye, mes tyre u pa edhe babai i tij i cili lexoi homazhet që njerëzit kishin lënë për të birin.

Jeff Payne, pas vdekjes së Liam vizitoi hotelin në Argjentinë ku ylli i One Direction i dha fund jetës teksa ra nga ballkoni dhe ku dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe të droguar.

Jeff u ndoq nga një turm njerëzish, mediat lokale raportuan se ai ai pritet të marrë disa nga gjërat e djalit të tij gjatë vizitës. Babai i Payne mbërriti në Argjentinë të premten për të rregulluar kthimin e trupit të djalit të tij në Britani të Madhe.

Zyrtarët argjentinas thanë se Payne vizitoi morgun e qytetit për të identifikuar djalin e tij përpara se të takohej me prokurorët vendas për të rregulluar riatdhesimin e trupit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat