Dua Lipa dhe Cher e nisin mbarë “Rock & Roll Hall of Fame”

Mediale Vip

Dua Lipa dhe Cher e nisin mbarë “Rock & Roll Hall of Fame”

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 18:22
Dua Lipa dhe Cher

Ceremonia e “Rock & Roll Hall of Fame” të këtij viti pati një takim më se emocional kur Dua Lipa dhe Cher, dy artiste që i përkasin kohërave të ndryshme, u bënë bashkë në skenë.

Dua Lipa konsiderohet si Cher e gjeneratës së re, duke qenë një nga emrat më të mëdhenj të skenës aktuale me më shumë se 65 milionë shfaqje mujore në Spotify.

Ndërkohë, Cher, e cila këtë vit publikoi një album përmbledhës me këngët e saj më të mira, grumbullon më shumë se 11 milionë dëgjime.

Mirëpo ky takim ka qenë surprizë për shumëkënd, pasi supozohej se marrëdhënia mes tyre nuk ishte e mirë.

Cher nuk i kishte pëlqyer të krahasohej me Dua Lipën në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat