​Policia heton dy anëtarë të stafit në hotelin ku vdiq ylli i muzikës Liam Payne

Mediale Vip

​Policia heton dy anëtarë të stafit në hotelin ku vdiq ylli i muzikës Liam Payne

Më: 20 tetor 2024 Në ora: 22:14
Ilustrim

Stafi në hotelin e Buenos Aires, ku Liam Payne ra për vdekje, po hetohet për furnizimin e yllit të One Direction me narkotikë në ditët para tragjedisë.

Një pastruese dhe një anëtar tjetër i stafit thuhet se kanë fshehur narkotikët në kutinë e një sapuni, të cilën detektivët e gjetën në dhomën e 31-vjeçarit pas vdekjes së tij.

Pluhur i bardhë, kristale, tableta dhe pajisje të tjera u zbuluan në suitën e katit të tretë. Policia i ka dërguar për analiza kimikatet që besohet se janë kokainë. Menaxhmenti i hotelit mendohet se është vënë në dijeni për sjelljen e pazakontë të njerëzve të paidentifikuar dhe ka shkarkuar një anëtar të stafit.

Detektivët gjithashtu e kanë marrë në pyetje një anëtar të stafit të hotelit për rolin e tij të mundshëm në vdekjen e Payne.

“Ishin dy djem në hotel që po i jepnin drogë Liam-it”, ka zbuluar një mik i ngushtë i Payne.

“Ata dërguan taksi për të mbledhur pako për të. Një nga djemtë punonte në departamentin e pastrimit. Pasi Liam vdiq, ata vunë re se një taksi ishte dërguar në adresën e shtëpisë së pastruesit. Menaxheri i hotelit e pyeti pse taksia kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe kur ai nuk mundi të jepte një shpjegim u pushua nga puna. Pastruesja dhe një anëtar tjetër i stafit janë intervistuar nga policia. Liam po bënte gjithçka për të qëndruar i pastër, por sapo arriti në hotel këta njerëz i ofronin alkool dhe drogë,” shtoi ai.

Përfaqësuesit e hotelit deri më tani kanë refuzuar të komentojnë rastin. Ndërkohë Ministria e Drejtësisë e Argjentinës ka kërkuar ekzaminimin e plotë toksikologjik përpara se trupi i pajetë i Payne t'i lirohet familjes për riatdhesim në Britaninë e Madhe, gjë e cila mund të zgjasë deri në 15 ditë derisa të dihen rezultatet e plota.

Këngëtari vdiq nga plagët e shumta pas rënies nga kati i tretë i hotelit, por hetuesi kryesor, prokurori Marcelo Roma ka kërkuar analiza histopatologjike, biokimike dhe toksikologjike, për të konfirmuar nëse Liam Payne ishte i droguar dhe i dehur.

Geoff Payne, babai i Liam, mbërriti në Buenos Aires javën e kaluar për të identifikuar zyrtarisht djalit të tij dhe për të ndihmuar riatdhesimin e tij për varrim në Britani të Madhe. /DailyMail

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat