Eneda Tarifa befason fansat, ja mesazhi i këngës që “fsheh” në veshje

Mediale Vip

Eneda Tarifa befason fansat, ja mesazhi i këngës që “fsheh” në veshje

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 07:01
Eneda Tarifa

Një tjetër konkurrente në “Këngën Magjike” është dhe ajo, Eneda Tarifa.

Këtë herë, këngëtarja vendosi të vijë gjysmë e veshur si grua, e gjysmë e veshur si burrë, por detaji i cili la pa fjalë një pjesë të mirë të fansave të saj, ishte koka gjysmë e qethur.

Por cili është motivi pas këtij look-u?

Nëpërmjet këngës “Më fort”, Eneda zgjedh të jetë zëri i shumë vajzave dhe djemve, të cilët kanë humbur forcën dhe motivin për të vazhduar përpara sfidat e jetës.

Këngëtarja përcjell mesazhin që brenda nesh nuk duhet të triumfojë vetmia, si për vajzat, ashtu edhe për djemtë.

Nëpërmjet këtij look-u, Eneda Tarifa zgjedh të protestojë kundrejt çdo momenti të vështirë në jetën e çdokujt, duke u bërë një pikë frymëzimi për fansat dhe dëgjuesit e muzikës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat