Përfliten për një romancë/ Mos vallë Rina sapo postoi foton e parë me Ledrin?
Rina Zaiti dhe Ledri Vula janë dyshja më e komentuar në rrjete sociale dhe mediat rozë, dhe shkak janë aludimet për një lidhje mes tyre.
Ajo ka vendosur që pas fotos që shfaqej krah Ledrit në rrugët e Londrës të ndezë edhe një herë vëmendjen mediatike duke postuar një foto në Instagram.

Në foton e publikuar nga Rina duket dora dhe kapelja e një mashkulli dhe në rrjet shpërthyen aludimet se ai është Ledri, kjo për shkak se në postim ka foto të ditëlindjes së Rinës dhe nga rrugët e Londrës, ku ajo u fotografua përkrah reperit.