Furnizuan me droga të forta Liam Payne, nën hetim dy anëtarë të stafit të hotelit ku vdiq tragjikisht këngëtari! Lëndën narkotike e fshehën në paketim sapuni, çfarë u gjet në suitë

Mediale Vip

Furnizuan me droga të forta Liam Payne, nën hetim dy anëtarë të stafit të hotelit ku vdiq tragjikisht këngëtari! Lëndën narkotike e fshehën në paketim sapuni, çfarë u gjet në suitë

Më: 21 tetor 2024 Në ora: 23:53
Ilustrim

Dy anëtarë të stafit në hotelin në Buenos Aires ku humbi jetën Liam Payne po hetohen nën akuzën se kanë furnizuar me droga të forta këngëtarin në ditët para tragjedisë.

Ata dyshohet se kanë dërguar lëndë narkotike të ndryshme në suitën e këngëtarit në hotelin Boutique CasaSur.

Një pastrues dhe një anëtar tjetër i stafit thuhet se kanë fshehur drogën në kutinë e sapunit Dove, të cilën detektivët e gjetën në dhomën e 31-vjeçarit pas vdekjes së tij.

Pluhur i bardhë, kristal, tableta dhe pajisje të tjera u gjetën në suitën e katit të tretë.

Policia i ka dërguar kimikatet, që dyshohet se janë kokainë, për analiza.

Menaxheri i CasaSur raportohet se është vendosur në dijeni për sjelljen e pazakontë të dy anëtarëve të stafit dhe ka shkarkuar njërin prej tyre.

Detektivët gjithashtu kanë marrë në pyetje menaxherin për rolin e tij të mundshëm në vdekjen e Payne.

“Ishin dy djem në hotel që i jepnin Liam drogë”, ka zbuluar një mik i ngushtë i këngëtarit.

Ndërsa shtoi: “Ata dërguan taksi që të merrnin drogë. Një nga djemtë punonte në departamentin e pastrimit. Pasi Liam vdiq, u vu re se një taksi ishte dërguar në adresën e shtëpisë së pastruesit. Menaxheri i hotelit e pyeti pse taksia kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe kur ai nuk mundi të jepte një shpjegim u pushua nga puna. Pastruesi dhe një anëtar tjetër i stafit janë marrë në pyetje nga policia. Liam po bënte gjithçka për të konsumuar drogë e alkool, por sapo mbërriti në hotel këta njerëz ia ofruan.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat