Kështu e konfirmon Juliana Nura lidhjen e re

Mediale Vip

Kështu e konfirmon Juliana Nura lidhjen e re

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 07:33
Juliana Nura

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, ka zbuluar përmes disa postimeve se ka nisur një lidhje të re dashurie. Në një video të publikuar së fundmi në TikTok duke ushqyer qenin, ajo ka marrë disa komente.

Në video, Xhuli e mban qenin mbi shtrat dhe një komentues i thotë “fli me burrë, krijo familje e hiqe qenin”, fjalë që ish-konkurrentja s’ua ka kursyer përgjigjen.

“Normale që kam një burrë që e dua dhe më do, edhe fëmijë kismet bëjmë… veç derisa na rrok…por po kënaqemi njëherë me njëri-tjetrin”

Image
Reagimi

Me përgjigjen e saj, Xhuli më në fund pranoi lidhjen e cila është përfolur shumë në mediat rozë. Ndërkohë jemi në pritje të fotos së parë të çiftit e pse jo ndonjë lajm të bukur nga ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat