Billie Lourd bën deklaratën tronditëse për të ëmën në përvjetorin e vdekjes së saj

Mediale Vip

Billie Lourd bën deklaratën tronditëse për të ëmën në përvjetorin e vdekjes së saj

Më: 22 tetor 2024 Në ora: 12:14
Billie Lourd me nënën

Aktorja e njohur Billie Lourd ka kujtuar nënën e saj të ndjerë, Carrie Fisher të hënën, pothuajse tetë vjet pas vdekjes së aktores së Star Wars në moshën 60-vjeçare. E ndjera ndërroi jetë në fund të 2016.

Sakaq, Billie ka pranuar betejën që nëna e saj ka patur me varësinë nga droga. E gjithë kjo u bë nëpërmjet një deklarate në llogarinë e saj personale të Instagram-it, shoqëruar me një foto nga një festë e ditëlindjes së Fisher-it.

“Mamaja ime vdiq kur ajo ishte 60 vjeç. 60 është shumë e re për të vdekur. Bëra gjithçka që ishte në fuqinë time për të ndihmuar nënën time të bëhej esëll, por fatkeqësisht mamaja ime nuk mundi t’i shpëtonte kurrë varësisë së saj me drogën.”

Fisher, e cila luajti Princeshën Leia në antologjinë e George Lucas, vdiq më 27 dhjetor 2016 në Qendrën Mjekësore Ronald Reagan UCLA në Los Anxhelos, katër ditë pasi ajo pati një atak në zemër gjatë një fluturimi nga Londra në Los Anxhelos.

Ekzaminuesit mjekësorë gjetën kokainë, ekstazi dhe heroinë në trupin e Fisher në kohën kur ajo kishte vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat